Nga Enkelejda Mema

 

Shkarkimin nga numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e përjashton të jetë pasojë e daljes së emrit të tij në aferën e inceneratorëvë.

 

Në dosjen e SPAK, Damian Gjikunri, dyshohet se kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë përfitoi në dy raste pagesa hotelesh nga Klodian Zoto, biznesmeni i koncensioneve të inceneratorëve.

 

Pasi këto dyshime i mohoi duke publikuar dokumente që sipas tij vërtetojnë se shpenzimet janë mbuluar nga ministria, Damian Gjiknuri sqaroi edhe një herë se roli i tij në çështjen e inceneratorëve është vetëm një, dhënia e autorizimit për prodhimin e energjisë nga djegësit në bazë të vendimeve të qeverisë.

 

DAMIAN GJIKNURI

ISH SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

 

Roli i ministrit të energjisë ka qenë shumë periferik, nuk ka pas asnjë kopetencë direkte. Autorizimi që ka dhënë ministri ka qenë në zbatim të ligjit, të kontratës së lidhur ku thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me leje dhe me autorizimet e nevojshme. Nëse unë nuk do të kisha dhënë autorizim për prodhimin e energjisë, atëherë unë do të shkelja ligjin.

 

Njohjen me Klodian Zoton nuk e mohon, por mohon që të ketë patur përfitime nga ai.

 

DAMIAN GJIKNURI

ISH SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

 

Qënia, ngrënia, njohja apo takimi me një njeri, jo miqësitë e ngushta nuk është fajsi. Unë nuk shqetësohem dhe e them publikisht nuk kam asnjë lloj përfitimi nga personat në fjalë.

 

Me shokun e partisë, Arben Ahmetaj, që u shkarkua nga Edi Rama nga të gjitha detyrat në qeveri dhe parti një vit para se SPAK të kërkonte arrestimin e tij, nuk shesh asnjë pikë-takimi.Përkundrazi ish Sekretari i Përgjithshëm i PS-së flet për një fillim të ri por pa e qartësuar brenda apo jashtë organizatës së socialistëve.

 

DAMIAN GJIKNURI

ISH SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

 

Ky nuk është fundi, mund të jetë fillimi i diçkaje tjetër.

 

Vendimin e kryesocialistit Edi Rama thotë se e respekton por nuk jep një arsye të qartë përse e shkarkoi kur PS doli fituese e thellë e vendoreve të 14 majit dhe ai si drejtues politik i qarkut të Elbasanit i fitoi të gjitha bashkitë.

 

DAMIAN GJIKNURI

ISH SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

 

Për mua nuk është një gjë e re, siç kam lëvizur edhe nga pozicione të tjerë që nuk ka pasur ndonjë shkak thelbësor, por është ajo që quhet nevoja për ndryshim dhe nuk është fundi i botës.

 

Detyrën e sekretarit të përgjithshëm do ta ushtrojë Blendi Klosi që thotë se ndryshimet në kupolën e PS-së erdhën si domosdoshmëri për të ripërtërirë Partinë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.

 

BLENDI KLOSI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

 

Partia Socialiste shkon jo vetëm për të fituar mandatin e katërt por me fitoren e zgjedhjeve të kemi edhe një parti të re.

 

Në vjeshtë socialistët do të mbajnë kongresin e jashtëzakonshëm ku do të votojnë dhe sekretariatin. Deri atëherë do të duhet të presim nëse furtuna e shkarkimeve do të prekë edhe qeverinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re