TIRANE

Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së 32-vjecarit Emiljano Boçi si dhe plagosjes së shokut të tij Melvin Disha në Tiranë në 16 janar 207. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autori i dyshuar Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç ka qenë për më shume se 6 muaj në hetim.

Gjate kësaj kohe, ai ka jetuar në një banesë me qira në  zonën e ‘21 dhjetorit’. Gjatë këtyre muajve mësohet se ai ka dalë ilegalisht nga Shqipëria ne Kosovë dhe në Greqi.

30-vejcari u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë tek kufiri i gjelbër, ndërsa nuk kishte asnjë send te paligjshëm. Policia i sekuestron 2 telefona të cilëve po u kryhet ekspertiza.

I arrestuari nuk ka pranuar akuzën para policisë dhe ka thënë nuk kam lidhje me ngjarjen. Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet me tepër. Policia dyshon se ai është vrasës me pagesë dhe po heton për disa ngjarje kriminale.

(d.d/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re