Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin Open, komentoi me tone të ashpra vendimin e prokurorisë të Tiranës për rihapjen e procesit të 21 Janarit.

Teksa shprehet se nuk ka pasur asnjë dyshim se vrasësi ka qenë Sali Berisha, Bushati thekson se hapja e dosjes pas 10 viteve është një hipokrizi e madhe.

Andi Bushati në Open: Kjo është një hipokrizi e madhe. Sot mund të them që ose është sponsorizuar ose nuk e di, katër emisione në të njetin kohë flasin për viaskën e plumbit. Unë që atë ditë s’kam pasur asnjë dyshim që vrasësi është Sali Berisha. Këto janë po*dhë me rigon tani. A e thamë e kemi thënë që janë vrasje të shtetit ato.

Pas 10 vitesh na thonë përralla këtu. Duan të dënojnë tani Adriatik Lallën, kujtohen për Gërdecin e Fatmir Mediut, kujtohen për 21 Janarin, kujtohet Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë 30 qershorin, kujtohen edhe të shqyrtojë legjitimitetin e Gent Cakaj. Vetëm një debil nuk e kupton që kjo është një drejtësi që ka pritur rezultatin e zgjedhjeve për të hapur këto çështje.

Kjo është drejtësi që shfrytëzon gjakun e Gërdecit dhe 21 janarin për të çuar gjak në mbrojtjen e Edi Ramës. Disa çapaçulë u kujtuan pasi vodhi Rama zgjedhjet të hapë çështjet e mëdha. Drejtësia po të dojë le të punojë. Këta bilbila që flasin sot për plumbat, para 10 vitesh nuk guxonin të flisnin. Nuk ka shqiptar që nuk e di kush e ka bërë Gërdecin apo 21 Janarin.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re