Skip to content

“Skandal i rëndë”/ Meta: Kërkoj përgatitjen e padisë për falsifikimin e provave nga Kuvendi

Presidenti Ilir Meta do të padisë në Prokurori Kuvendin për falsifikim provash.

 

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.

I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”