Shpesh deklaratat dhe veprimet e tij janë kritikuar nga opinioni dhe ndjekësit ndërsa komediani Ermal Mamaqi nuk kursehet të publikojë në rrjetet sociale komente, video dhe foto që ngjallin reagim.
Së fundmi ka publikuar mesazhet private të shkëmbyera me këngëtaren Elvana Gjata lidhja miqësore e tyre tashmë dihet.
Komediani ka publikuar një foto të djalit të tij Joelit me qenin e tyre, Elvana ka bërë një krahasim që ka shkaktuar të qeshura tek aktori. “Sa i mirë o zot! Joeli si Ami, qeni si ty” , shkruan Elavana në postimin e Ermalit.
Ky i fundit ka ‘shpërthyer’ në të qeshura nga mesazh në sensin e shakasë të bërë nga këngëtarja. Ai ka publikuar foton e bisedës dhe krahas saj shkruan: “Skandal!!! Zbulohet biseda…ja pra miq…ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private”
/faxweb
