Një ngjarje e sikletshme ka ndodhur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe gazetares Sonila Musaj.

Teksa ajo po përpiqej që t’i merrte një prononcim kreut të Bashkisë, një nga shoqëruesit e tij e ka përqafuar atë duke sjellë irritim tek gazetarja.

PJESË NGA BISEDA:

Gazetarja: Zoti Veliaj…

Sërish gazetarja: Mos më prek

Shoqëruesi: Po të përqafoj

Gazetarja: Po ça të me përqafosh ti, as më njeh fare, si mund të përqafosh një njeri që as nuk e njeh.

Ndërkohë që e gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të Veliaj, ai e ka anashkaluar të gjithën duke iu përgjigjur një qytetari, i cili nxitoi që t’i bënte një pyetje teksa në dorë mbante një kartë të bardhë, shkruan Dosja.al.

Pasi debati mes gazetares dhe shoqëruesit mbaron, Veliaj kthehet nga qytetari dhe i kërkon që shqetësimin t’ja dërgojë me email.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jPdcXz9AHR0]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re