Policia e Beratit ka ndaluar për disa orë gazetarin Klidjon Gozhina. Mësohet se gazetari, i cili dje ka qenë duke ushtruar detyrën e tij gjatë vizitës së Ramës në Berat, akuzohet nga policia për “tubim të paligjshëm”.

Gazetari ka filmuar një grup të rinjshë të cilet ishin mbledhur tek i ashtuquajturi ishulli i Beratit ndërkohë që në pedonale po organizohej një miting me kryeministrin Rama.

Gazetari është thirrur sot për dy orë në polici. Në një reagim, Gozhina shprehet se: “Gjatë hetimit i shpjegova se jam gazetar dhe e filmova tubimin sipas porosive të drejtuesve të gazetës. Ajo që bje në sy dhe kuptohet që ka tendencë për të më frikësuar apo bërë presion tani në kohë fushate. Është hera e dytë apo edhe e trete që ndalohem dhe thirrem në komisarjat tani në kohë fushate. Unë jam gazetar dhe me këtë profesion mbaj familjen dhe presione të tilla na mëzisin punën dhe jetën, pasi nuk kalohet jeta duke na ndaluar policia vend e pa vend kur i do qejfi asaj. Kemi më se një javë që jemi të shqetësuar si familje, pasi im ate gazetari Sulo Gozhina u vu nën presion për lajmin e tatimorve. Në këtë rast edhe unë ndihem i kërcënuar”,- tha Klidjon Gozhina./KOHAJONE

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re