Skip to content

Skandal në Berat/ Shkak u bë një foto në FB, 3 aktivistë të arrestuar disa ditë pas protestës kundër rritjes së çmimeve

Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve,policia ka shoqëruar sot pa asnjë shkak organizatorët e protestës: dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora.Tre përfaqësuesit e kultit musliman, pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre.Ata nuk ishin pjesë e grupimit të njerëzve që bllokuan rrugën dhe u përplasën fizikisht me policinë.

Tre të shoqëruarit janë ende brenda ambjenteve të DVP-së Berat dhe ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre,ndërkohë që familjarë dhe të afërm ndodhen përpara godinës së policisë së Beratit. Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët musliman: Isuf Braho dhe Edmond Shosha, bëjnë apel për lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve pasi në të kundërt,ata deklarojnë se shoqëria civile dhe komuniteti musliman do të reagojnë ashpër.Sipas,shoqëri i tyre është i paligjshëm dhe presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë.

Qytetarë të cilët presin jashtë komisariatit: Arsyeja është një foto e Fatjonit e postuar në facebook, e cila ndërgjegjëson njerëzit për t’u ngritur dhe luftuar këtë sistem. Dhe fotoja është shkaku pse Fatjoni po mbahet i arrestuar. Por çka është më e çuditshmja është se nëse është fotoja e Fatjonit atëherë përse duhet të shoqëroheshin dy imamët?/ fax news