Burgu i Vlorës është shndërruar në një institucion me dyer të hapura, ku po dalin të burgosur pa vendim.

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e Fax News, ku për shkak të ndërrimit të emrave dhe dokumenteve, autorë të veprave penale përfundojnë të lirë.

Sipas denoncimit me urdhër të eprorit të IEVP Vlorë “ngatërresat” në shkresa po lirojnë njerëz nga burgu.

Konkretisht bëhet fjalë për një zhvillim të javës së fundit, ku një shtetas identifikuar si Simon Leskaj, i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh edhe pse do duhej të ishte nën masën e sigurisë arrest me burg, rezulton në liri.

Madje burime bëjnë me dije se shtetasi në fjalë tashmë gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Informacione nga brenda burgut të Vlorës tregojnë se shkak i lirisë Leskajt kanë qenë disa ngatërresa në llogaritjen e ditëve dhe emrin e të dënuarit.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, pasi informacioni për daljen Leskajt është mësuar kreu i burgut të Vlorës Ëngjëllush Avdulaj ka nisur lëvizjet duke kërkuar rikthimin në qeli të tij, madje duke përdorur në mënyrë të heshtur edhe policinë e Shtetit. Por pa u bërë zhurmë dhe pa u marr vesh.

Madje sipas denoncuesit ka patur edhe diskutime me Leskajn duke i kërkuar rikthimin në qeli, por ky i fundit nuk ka pranuar deri tani.

Redaksia e Fax Neës ndërkohë ka kontaktuar me Policinë e Vlorës por këta të fundit mohojnë të kenë dijeni mbi çështjen.

Fax News kërkoi disa herë të lidhej me drejtorin e burgut të Vlorës, madje i bëri dhe disa mesazhe por asnjë reagim nuk erdhi prej tij./Faxweb.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re