Skip to content

Skandal në Dibër/ Makina bllokohet në mes të dëborës, të rinjtë ‘luftë’ për ta shtyrë. E moshuara vdes rrugës për në spital (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në fshatin Limjan të Njësia Kastriot të Dibrës. Një e moshuar e sëmurë, e cila u nis të transportohej për në spitalin Rajonal Dibër ka humbur jetën gjatë rrugës pasi ishte e bllokuar.

Kanë qenë të rinj të fshatit që kanë ndihmuar me lopata për hapjen e rrugës por ka qenë e pamundur të mundësonin lëvizjen në kohë të fuoristradës për në Peshkopi.

E moshuara nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë.