Skip to content

Skandal në Gjirokastër, 200 tamponë janë marrë prej dy javësh, ende asnjë përgjigje për të dyshuarit me Covid, të dielën institucionet kyçur

cfare ka ndodhur ne gjr

Skandal në qarkun e Gjirokastrës, ku që prej datës 17 tetor e deri sot ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e tamponave për personat e dyshuar me covid 19. Janë rreth 200 tampona të marra ku përfshihen, efektiv policie, mësues, nxënës, punojës administrate apo edhe qytetarë.

Dita e diel ka qenë një ditë pushimi  për punojesit e njvksh në Gjirokastër pasi nuk ka tampona për personat e dyshuar si të prekur nga covid 19, raporton gazetarja e Fax News Ervina Shehaj.

Rastet që deklarohen nga Ministria e Shëndetësisë në përditësimin ditor janë ato raste të cilat tamponi kryhet tek privati. Pasojat e mungesës së tamponave do të ndikojnë në përhapjen në masë të covid 19, pasi personat e dyshuar dalin lirisht rrugëve, sa kohë që nuk marrin përgjigje.

Edhe pse Gjirokastra tashmë është kthyer në një vatër të nxehtë të covid 19, nuk mungojnë as aktivitetet e ndryshme ku kemi grumbullime masive të qytetareve si pasditen e djeshme ku është festuar dhe halloëeen në pazarin karakteristik, ku policia ka qenë inegzistente pasi nuk është zbatuar protokolli i covid 19.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb