Arrestohet dhe mbahet në qeli Drejtori i Teatrit Kombëtar grek, Dhimitris Lignadhis.

Ai kauzohet për pedofili, një listë e gjatë akuzash del në dritë nga dita në ditë. Ministre e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni ka deklaruar se “Lignadhis është një njeri mostër, mesa duket qenka tepër i rrezikshëm”.

Regjisori dhe aktori i mirënjohur grek bëhet e ditur të ketë përdhunuar në moshë të mitur një 25 vjeçar sot, si dhe mjaft djem të tjerë, ndërsa kohët e fundit rekrutonte nga një organizatë jo-qeveritare refugjatë dhe emigrantë të mitur, të pashoqëruar si dhe joshte djem të vegjël nëpër sheshet e qendrës së Athinës duke u premtuar karrierë në teatër.

Dosja që plotësohet akoma në prokurorinë e Athinës është tepër shokuese ndërsa opinioni publik në Greqi muajt e fundit ndjek i tronditur një sërë zbulimesh e akuzash për përdhunime, abuzime e trajtime të patolerueshme nga artistët më me famë në vend.

(BalkanWeb)