Pas Durrësit, skandali përfshin edhe Kadastrën e Tiranës. Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame doli këtë të shtunë para mediave për të denoncuar abuzimet dhe për të njoftuar se nga 2.342 regjistra pronash në total, vetëm 250 janë të padëmtuar.

 

ARTAN LAME

KREU I AGJENCISE SHTETERORE TE KADASTRES

“515 faqe mungojnë tërësisht, i mbetet historisë dhe hetimeve për të zbuluar se çfarë ka luajtur në këto qindra faqe që nuk ekzistojnë me. Janë më qindra faqe të dyshuara si të zëvendësuara. Është dukshëm që faqja ndryshon, ngjyra formati, por edhe kjo kërkon hetim të mëtejshëm. 114 faqe të dubluara, e njëjta pronë ekzistonte në dy faqe. Bëhej që njëjta pasuri i trajtohej edhe një qytetari edhe një tjetri dhe pastaj duhej të përfundonin në dyer të gjykatave. 180 faqe të grisura, por në themelin e regjistrit duket copa e faqes së grisur. Fenomen në Tiranë që ishte shumë më i madh se në Durrës ekzistojnë 13 mijë faqe bosh. Qëllimet kanë qenë një, për ti plotësuar më pas me ato AMPT e rrugës së Kavajës, janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar t’i plotësojnë. Është punë e bërë e paguar njëherë që duhet ribërë nga Kadastra.”

 

Abuzimi vihet re kryesisht me pronat që ndodhen në zonat në zhvillim të Tiranës, si Farka, Yzberishti, Baldushku, Sharra apo Ndroqi, ndërsa për shkelësit, Lame paralajmëroi hetime.

 

 

ARTAN LAME

KREU I AGJENCISE SHTETERORE TE KADASTRES

“Ashtu siç u veprua edhe për Durrësin, edhe raporti i Tiranës do të përcillet zyrtarisht edhe në KM dhe në MD, të paktën për dy arsye: Kushdo prej strukturave kontrolluese, të mund të vijojë hetimet mbi bazën e këtij Raporti. Për t’iu shmangur presionit të lloj-lloj banditëve që sapo të marrin vesh për këtë raport, do fillojnë presionet për të plotësuar gropat e identifikuara.”

 

Ky problem sipas Artan Lames do të marrë zgjidhje përmes procesit të dixhitalizimit të regjistrave të pronësisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re