Ballina SHQIPERIA Skandal në Kakavijë/ Në Tiranë i nxjerrin tamponin negativ, autoritetet greke vërtetojnë...

Skandal në Kakavijë/ Në Tiranë i nxjerrin tamponin negativ, autoritetet greke vërtetojnë të kundërtën. Vendimi që u mor për 40 punëtorët sezonalë

701

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare të Kakavijës, ku janë kthyer mbrapsht 40 punëtorë sezonalë nga autoritetet shëndetësore greke.

Gjatë testit rapid, autoritetet greke zbuluan se një 56 vjecar nga Fieri, i identifikuar me inicialet G.M., rezultoi pozitiv me Covid ndonëse mbante në dorë analizën e tamponit negativ të kryer në një laborator në Tiranë.

Për këtë arsye, i gjithë autobusi me punëtorë sezonalë është kthyer mbrapsht pasi kjo është një procedurë standarde që zbatohet në raste të tilla.

loading...