Dita e dytë e rregullave në fuqi në pikën kufitare “Vërmicë” ka detyruar dhjetëra qytetarë të kthen në kufi. Një pjesë e tyre pavarësisht se kanë çertifikatën e vaksinimit detyrohen të bëjnë edhe testin e Covidit. Ata shprehin indinjatën e tyre ndaj këtyre vendimeve skandaloze, siq e quajnë atë. Nga dje Kosova nuk lejon hyrjen ne kufi me dy doza vaksine por me tre doza ose dy doza dhe test pcr jo me te vjeter se 48 ore. Hyrja ne fuqi ka sjell kthimin e dhjetra qytetareve shqiptare te cilet donin te hynin me kosove per pune, vizita shendetesore dhe turistike. Te kthyerit te revoltuar per keto masa thane se autoritet doganore të Kosovës u kishin kërkuar tre dozat e vaksines ose dy doza te shoqeruar me test PCR qe kushton 30 euro.

Ata thane se keto masa jane te pakuminta ne nje kohe kur kosovaret hyjne ne shqiperi pa masa te tilla shtrenguese, ata kerkojne qe test te jete falas pasi nuk kemi mundesi finaciare per ta bere 30 euro ne kufi.

“I kemi bërë vaksinat por jemi të detyruar të bëjmë edhe testin. Ky është skandal , të duash të hysh në tokën tënde dhe të paguash 30 euro. Ne kërkojmë çfarë të jetë, por këta bëjnë çfarë duan vetë. Është bërë ky i jonë këtej dhe ky tjetri këtej e bëjnë si të duan”– u shpreh një prej qytetarëve.

Kosova dje ka miratuar masat e reja antiCOVID në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus.Në masat e reja bënë pjesë edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit antiCovid me tri doza, për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas masave të reja, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe mdozë përforcuese) kundër COVID-19;
2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rruge toksore ne Kosove.Keto masa jane fuqi deri me 4 shkurt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re