Ish –Ministri i LSI-së Ylli Manjani, në një koment mbi raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit, ka shenjëstruar kreun e PD Lulzim Basha.

Ky i fundit në vijimësi, flet dhe akuzon Qeverinë për skandale, korrupsion e të tjera, por nuk ndërmerr asnjë veprim konkret.

Di të them se me një raport post zgjedhor si ky i kësaj radhe, me zgjedhje të deformuara keq dhe shumë keq, me raporte të përhershme negative të DASH, me dështimin më të rëndë të mundshëm në rrugën drejt Europës, me një qeveri të super konsumuar e zhytur në skandale, drogë e korrupsion, me njerëz ende në rrugë nga tërmeti, me kaq të vdekur nga COVID-i, Edi Rama në opozitë do ishte sot në rrugë. Do kishte ngritur çadra grevash gjithandej. Do digjte goma e mbushte rrugët me plehra. As që bëhej fjalë të pranonte zgjedhjet!

Le të thoshte ça të donte Ambasada Amerikane dhe Europiane bashkë me të. Ai do ti bënte këto reagime….”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale.

Sipas tij në këto kushte, reagim të ashpër do të kishte edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sali Berisha në kushtet të tilla do bënte diçka të ngjashme, por jo aq sa do bënte Rama opozitar….

E kemi parë këtë reagim opozitar në të shkuarën për shumë më pak gjëra sa këto që Edi Rama Kryeministër po i bën vendit.

Nuk është fantazi, por realitet që e kemi parë..”, shkruan më tej Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re