Nga: Arkitekt Astrit Seranaj

Nuk kanë të sosur skandalet me Xhaminë e Et’hem Beut në qendër të Tiranës.Këto që shihni në foto janë tavanet e një lokali privat dekoruar me materialet e drurit shumëvjeçarë të ambjenteve të brëndshme të xhamisë së Et’hem Beut.

Të flakura, të dhuruara apo të shitura nga aty kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka fakti që privati ka ditur ti ripërdorë ndërsa ekspertët e restaurimit jo.

Ekspertët e restaurimit e kanë zëvendësuar me material druri të ri ose në rastin dhe më të keq tjetërsuar ambjentin me materiale të tjera..Për shkencën e restaurimit të dyja variantet janë të papranueshme. Tavanet do duhet të ruajnë me fanatizëm si disenjon dhe aq më tepër dhe materialin, duke kryer ruajtur në mënyrë kategorike çdo copë druri të tavanit shekullor dhe duke kuruar me kujdes dhe zëvendësuar vetëm pjesët e dëmtuara rëndë..E me çduket nga fotot materiali ka qenë në gjendje të shkëlqyer..

Që të mund të jet mbajtur ndonjë proces verbal në lidhje me këtë as që bëhet fjalë.

Ndërkohë Drejtoresha e Institutit të Monumenteve duhet të përgjigjet për këtë. Po ashtu jemi në pritje të bëjë publike:

-akt-konstatimet e dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit të minaresë së xhamisë.

-Procesverbalet e monitorimit të ” krisjeve” të shkaktuara.

-Meqënse këto “krisje” qënkëshin shkaktuar nga tërmeti:

Çfarë masash u morën nga ky institucion kur filluan punimet për ngritjen e kullave pranë monumentit të “krisur”?

A u ngrit ky si shqetësim?

A duheshin përfocuar para fillimit të këtyre punimive që të shmangej dëmtimi i mëtejshëm?

-Të bëj publik projektin e ndërhyrjes restauruese dhe gjithë zbatimin e tij.

Shënim:

Përforcimi duhet bërë duke patur parasysh një jetëgjatësi njëqindvjeçare dhe jo dymuajore sa ç’është koha juaj në pushtet ,apo dhe disa vjeçare sa të dalin specialistët tuaj në pension.Monumenti i Kulturës do të jetë aty ndër shekuj..prandaj lëreni “përforcimin e fugës” me material metal- mbushës,( këtë po doni të aplikoni,kemi info), por përforconi objektin me “këmishim” nga brënda meqënse edhe jemi në pjesën e sipërme të Sherefesë (ballkonit), shyqyr zotit.

Hande bravo.

May be an image of E brendshme
No photo description available.
No photo description available.
May be an image of E brendshme

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re