Skip to content

Skandali CEZ-DIA, PS kërkon informacion në SPAK për hetimet

Partia Socialiste i ka kërkuar informacion SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me ecurinë e hetimeve për çështjen CEZ-DIA. Në lidhje me këtë çështje është bërë kallëzim ndaj Sali Berishës dhe 11 personave të tjerë.

Të kallëzuar janë gjithashtu edhe Ridvan Bode, ish-Minister i Financave, Genc Ruli, ish ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, Florion Mima, ish zv.ministër, Enno Bozdo, ish zv.ministër, Ledina Mandia ish Avokate e Shtetit , djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Një komision hetimor i ngritur për privatizimin e CEZ i kërkonte prokurorië që të hetojë Sali Berishen dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë 415 milionë euro dëm ekonomik.

Raporti përfundimtar, përpos të tjerëve ka identifikuar Sali Berishem dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën si persona të veshur me përgjegjësi për privatizimin e dështuar.