Dalja e Romela Begaj pozitive në kontrollin e antidoping ka sjellë sërish mërzi ndër tifozët e sportit që u krenuan në botërorin amerikan me medalje e sportistes së vitit në Shqipëri.

Por lëvizjet në FSHP nuk mbyllen këtu pasi ky është një rast i ripërsëritur duke i bërë gati një normalitet skandalet në këtë federatë. Kujtojmë se edhe botërori solli shumë polemika nga sportistë e trajner kundra kreut të FSHP-së, Elez Gjoka.

Kështu pikërisht ditën e djeshme nën këtë presion Elez Gjoka ka dhënë dorëheqje nga roli i presidentit të Federatës së Peshëngritjes.

Ndërkohë sot një grup peshëngritësit kanë dalë publikisht duke akuzuar jo vetëm kreun e dorëequr por edhe për vendimit për vendosjen aty të Gudar Beqiraj si kryetar i përkohshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re