Dy kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë, Mark Mark e Roland Bejko, prej disa ditësh janë të infektuar me Covid.

Por, në mënyrë skandaloze, edhe pse të infektuar, ata kanë zhvilluar takime masive me militantët e PD-së.

Siç shihet nga fotot, Marku në takimin e zhvilluar në Shënkoll është mbështjellë me shall, edhe pse ditë e ngrohtë dhe me diell.

Ai ka qenë në fazat e para të sëmundjes dhe ka pasur ethe.

Por, vetëm pas bërjes publike të lajmit nga TemA, Marku konfirmoi se është me Covid dhe tha se është mbyllur në shtëpi, deri sat ë shërohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re