Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, për të folur për aktualitetin politik në vend. Ai është ndalur edhe tek akuzat që po qarkullojnë në media, se një ambasador ka patur mardhënie intime me një zyrtare të Rilindjes. Rakipi tha se nëse një gjë është e vërtetë dhe në interes të publikut, duhet të publikohet, ndryshe nuk duhet të përdoret për shantazh.
“Kanë filluar të dalin fjalë që një ambasador tjetër, ka një video, që Rilindja i ka dhënë një zv ministre në përdorim. Duhet ta nxjerrin, ndryshe është shantazh, nëse është e vërtetë duhet të dalë. Për mua nuk ka rëndësi nëse është blerë një ambasador me dashnore“, u shpreh Rakipi.