Fiks Fare denoncoi edhe mbrëmjen e së mërkurës  parregullsitë dhe abuzimet në procesin  e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

Pas firmosjes së formularit  në Sarandë  nga ana e gazetares së Fiksit  pa qenë delegat, anëtar i Kuvendit Kombëtar apo anëtar i Partisë Demokratike, pasoi me dy firmosje formulari të tjera .

Fiksi tregoi me zë dhe figurë firmosjen nga gazetarët e  tij të dy formularëve me identitet fals në ‘Foltoren’ e mbajtur në Fushë Krujë.

Askush nuk u kërkoi një dokument identifikimi apo anëtarësimi, thjesht u  dhanë formularët për plotësim dhe firm.

E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Z. Sali Berisha të paraqitej në  ‘Foltoren” e radhës në Fushë Krujë ditën e djeshme më dt 16 nëntor 2021.

Gjatë pritjes së mbërritjes së  Berishës  gazetarët e Fiksit  i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar  të PD-së.  

Gazetarët e Fiksit marrin formularët dhe pa asnjë pengesë në një ambient pak më të qetë i plotësojnë duke përdorur gjeneralitete false. Pas plotësimit, formularët ia dorëzojnë të njëjtit person, anëtarit të PD-së. Menjëherë pas firmosje mbërrin edhe z. Berisha.

Në ndryshim nga firmojsa e formularit në Sarandë, askush nuk filmoi nga anëtarët e pranishëm apo organizatorët për të dokumentuar firmosjen e formularëve dhe me video.

Foltroja e Berishës në Fushë – Krujë 

Anëtari i PD-së – Të duhen formularë?

Fiksi – Po formularë që ta plotësojmë.

Anëtari i PD-së -Do shkruani edhe, seksionin dhe funksionin.

Fiksi – Po po po.

Anëtari i PD-së – Plotësojini saktë, mos të bëni ndonjë gabim nai gjë.

Fiksi – Jo jo i plotësoj unë, nuk ka problem edhe t’i sjell unë, mos e vrit mendjen.

Anëtari i PD-së – Ok, jashtë jam.

Fiksi – Po pa merak.

Anëtari i PD-së – rrofsh, falemindetrit.

Fiksi – Asgjë.

Gazetarët plotësojnë formularët me të dhëna false  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re