Një tjetër superskandal me tenderët e autoritetit rrugor shqiptar që është në varësi direkte të Belinda Ballukut, ku kontratën prej gati 20 milion euro për ndërtimin e 200 km të parë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, i ka dhënë një bashkimi operatorësh ku pjesëmarrëse është kompania “Gjoka Konstruksion”, ndërkohë që subjektet e tjera garuese janë përjashtuar të gjitha edhe pse kishin dhënë oferta më të mira.

balluku

Sipas dokumenteve që News24 disponon në tenderin për fazën e parë të qendrës së monitorimit të trafikut kanë marrë pjesë 6 subjekte garues. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve i përbërë nga “MC NETWORKING”, “INTETRA ELEKTONIK” dhe “GJOKA KONSTRUKSION” me një ofertë prej rreth 19 milionë euro. Por, kjo nuk ka qenë oferta më e mirë pasi janë të paktën 3 subjekte të tjera që kanë kërkuar më pak para për të njëjtën punë. Kështu, “ALComm Solutions”, dhe “ELEKTROSEK” kanë ofruar secila rreth 16 milionë euro.

Po ashtu, dhe “Salillari” ka ofruar një vlerë më të ulët edhe pse ka qenë pranë ofertës së shpallur fituese. I vetmi subjekt që ka dhënë ofertë më të lartë se ajo që është shpallur fituese është dhënë nga “Gener 2” duke kërkuar rreth 20 milionë euro, ndërsa “SINTEZA CO” nuk ka paraqitur ofertë financiare. Faza e parë për ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Trafikut Rrugor, për një gjatësi 200 km, parashikon monitorimin me kamera të trafikut në rrugët nacionale nga Tirana deri ne Vlorë, si dhe akset Tiranë-Elbasan dhe Tiranë- Rinas. Dhënia e kontratës së majmë për konsorciumin, pjesë e së cilit është “Gjoka Konstruksion”, bëhet para zgjedhjeve lokale ku zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës.

Ndërkohë nga ana tjetër “Gjoka Konstruksion” është kompania që ka marrë nga qeveria Rama, koncesionin PPP, 311 milion euro për rrugën e Arbrit në këtë qark, dhe puna për të cilin vazhdon ende edhe pse duhet të kishte përfunduar prej kohësh. Autoriteti Rrugor e ka paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender, pasi fillimisht ARSH-ja e ka përzgjedhur “Salillarin” si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë kështu që mundësia për ofertuesit e tjerë ka përfunduar në këtë moment. Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Ky është një ‘rifitim’ i kontratës , pasi kompania në fjalë e ka pasur edhe 5-vjeçarin e mëparshëm mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro. Kujtojmë se “Salillari” është fitues i disa tenderëve të majmë gjatë viteve të fundit, një ndër to është ndërtimi i “Unazës së Madhe të Tiranës”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re