Sipas dokumenteve që News24 disponon në tenderin për fazën e parë të qendrës së monitorimit të trafikut kanë marrë pjesë 6 subjekte garues. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve i përbërë nga “MC NETWORKING”, “INTETRA ELEKTONIK” dhe “GJOKA KONSTRUKSION” me një ofertë prej rreth 19 milionë euro. Por kjo nuk ka qenë oferta më e mirë pasi janë të paktën 3 subjekte të tjera që kanë kërkuar më pak para për të njëjtën punë.
Kështu, “ALComm Solutions”, dhe “ELEKTROSEK” kanë ofruar secila rreth 16 milion euro. Po ashtu dhe “Salillari” ka ofruar një vlerë më të ulët edhe pse ka qenë pranë ofertës së shpallur fituese. I vetmi subjekt që ka dhënë ofertë më të lartë se ajo që është shpallur fituese është dhënë nga “Gener 2” duke kërkuar rreth 20 milionë euro, ndërsa “SINTEZA CO” nuk ka paraqitur ofertë financiare.