Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në lidhje me skandalin e ARRSH-së, e cila është në varësi të saj, për një fond prej 4,5 milionë euro shtesë për ndërtimin e lotit 3 në Unazë.

unaza-ballluku

Dervishi shkruan se Unaza ka 28 vjet që është copëtuar në 7 lote. Ai shton se ndërrohet projekti dhe ribëhen punët por të vetmet që nuk ndryshojnë janë inspektimet dhe trafiku.

“E gjithë unaza është 28 km! Ka 28 vjet, është copetuar në 7 lote në të cilat punohet ditë e natë, ka prodhuar qindra  inspektime/lajme dhe sigurisht dhjetëra milionë euro!

Ndërrohet projekti, ribëhen punët dhe sigurisht shtohen fondet! Të vetmit që nuk ndryshojnë janë inspektimet dhe trafiku!”, shkruan Dervishi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re