Zgjedhet e brendshme në PD janë shoqëruar me një sërë problematikash që kanë vendosur në pikëpyetje seriozitetin e tyre.

Edhe pse në garë janë kryetari Lulzim Basha, dhe tre kandidatët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, duket se këta të fundit nuk do të mund të marrin me votë mbështetjen e demokratëve.

Shumë prej anëtarëve nuk e kanë gjetur emrin në listë, ku mes tyre janë edhe E’them Aga, kandidati për deputet në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit dhe Lajla Përnaska, ish-deputete e PD.

Të dy këta anëtarë nuk janë lejuar të votojnë për kryetarin e ri. Një skandal me listat e PD-së, pasi është e çuditshme si mund të mos e ketë emrin në listë një prej kandidatëve që përfaqësonte PD-në para qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar votën, apo edhe ish-deputetja që ka përfaqësuar zërin e qytetarëve shqiptarë nën siglën e PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re