Shtatë muaj skualifikim, 12500 euro gjobë dhe 5 muaj dënime alternative për Nicolò Fagiolin për skandalin e fundit te basteve ku jane perfshire disa futbolliste te Serise A . Ky është rezultati i marrëveshjes për fajësinë e arritur nga mesfushori i Juventusit me Prokurorinë Federale.

 

“Prokuroria Federale ka arritur një marrëveshje (në bazë të nenit 126 CGS) me futbollistin Nicolò Fagioli, pas së cilës ai do të sanksionohet me 12 muaj përjashtim, 5 prej të cilëve do të do të kushtezohen nga receta alternative si dhe një gjobë prej 12,500. euro ”, thuhet në njoftimin për media të Federatës. Futbollisti 22 vjecar mund të kthehet në fushë në kohë për Kampionatin Evropiannë rast se Italia do të kualifikohet dhe trajneri Spalleti do ta grumbullojë .

 

Për sa i përketasaj që duhet  recetave alternative, mesfushori I Juventusit do të duhet të marrë pjesë në një plan terapeutik që zgjat të paktën 6 muaj dhe në një cikël prej të paktën 10 takimesh publike, që do të mbahen brenda 5 muajve, në shoqata sportive amatore, qendra territoriale federale, qendra shërimi nga varësia ndaj lojërave të fatit. , dhe në çdo rast sipas indikacioneve dhe programit të propozuar nga FIGC.

Për Fagiolin, çështja e basteve nisi më 23 maj, shkruan Corriere dello Sport, menjëherë pas ndeshjes ‘të famshme’ Empoli-Juventus (që përfundoi 4-1) ditë në të cilën bardhezinjve iu hoqen 10 pikë për shkak të dosjes se plusvalencave financiare.

Hetuesit telefonuan mesfushorin duke i kërkuar sqarime për një takim që ai pati në Torino me një persontë ‘dyshimtë’ I cili ishte ndërkohe në përgjimin e prokurorisë për baste në faqet e paligjshme.

Fagioli konfirmoi para hetuesve  takimin me subjektin nën vëzhgim dhe pranoi se kishte vënë bast madje edhe për futbollin. Futbollisti dorëzoi të gjitha pajisjet e tij elektronike dhe më pas u njoftua edhe Juventusi .

Futbollisti I bardhezinjve u therrir në Romë nga Prokuroria ku ai u zberthye dhe tregoi edhe emrat e disa lojtarëve të tjerë, një situatë e cila bashkë me deklarimet e gazetarit kontrovers të sapodale nga burgu, fabricio Korona tronditen futbollin italian por  edhe kombëtaren pasi bëhet fjalë mes të tjerash për disa lojtarët të kombëtares si Zaniolo dhe Tonali.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re