Kryeministri Rama tha se përgjimet që ka nxjerr Zëri i Amerikës për implikimin e bandës së Avdylajve në shit-blerjen e votave nuk kanë vlerë pasi janë muhabete telefoni. Sipas tij, nuk ka kompleks se Zëri i Amerikës nuk është vete Amerika.
Duke folur në emisionin ‘Real Story” në Vizion Plus, u shpreh se për këto pergjime Dako mund të kandidoje 500 here pasi nuk provojnë implikimin në blerjen e votave.
“E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN. Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje.
Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara. Nuk janë fakte janë muhabete telefoni. Me muhabete mund të ngatërrohej gjithë Shqipëria. Nuk mund të ngresh akuza për dikë bazuar në raporte telefonatash. Nuk kam asnjë lloj tendence të them diçka që është njëri dhe tjetri. Nëse bëhet fjalë për këto muhabete , Dako mund të kandidojë edhe 500 herë të tjera”, tha Rama.
