Skip to content

Skandali i “DH Albania” ha “koka” drejtorësh, shkarkohet edhe kreu i ARRSH

dh albania

dh albania

Shkarkohet nga detyra, drejtori i ARRSH, Afrim Qëndro

 

Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve konfirmuan largimin nga detyra të Afrim Qëndros dhe emërimin në këtë post të Sonila Qatos.

 

Kjo e fundit drejtoi deri pak kohë më parë Ministrinë e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes.

 

Që pas rrokadës në krye te Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve me largimin e Gjiknurit dhe ardhjen e Belinda Ballukut janë ndryshuar disa drejtore.

 

3F41467B 4647 48AC 858C 2684B30BD79F

 

Një ditë më parë u shkarkua drejtori i OST Klodian Gradeci ndërsa tani ikën edhe Afrim Qëndro, dy drejtore, institucionet e të cilave ata drejtonin ishin përfshirë në skandalin e “DH Albania”, jo vetëm në ndërtimin e një loti të Unazës së Re por edhe në një tender në energjitike.

 

Kujtojme qe per rastin e faslfikimit te dokumentave nga DH Albania qe fitoi nje nga pjeset e tenderit te Unazes se Re, Afrim Qendro u mor ne pyetje pak dite me pare edhe ne prokurori.

 

Delaware