Pas skandalit me kompaninë DH Albania, e cila fitoi dy tender me dokumenta të falsifikuara, është shkarkuar drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro.
Ditën e djeshme, edhe drejtori i OST-së, Klodian Gradeci dha dorëheqjen nga detyra.
Largimi i të dy drejtorëve, vjen pas skandalit me kompaninë fantazmë “DH Albania”. Skandali u denoncua në emisionin “Të Paekspozuarit” në 6 Dhjetor, ku u shfaqën prova se si kompania kishte falsifikuar një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë dhe bilancet.
Prokuoria në Shqipëri po heton lidhur me falsifikimin e dokumentave dhe shkeljen e barazisë në tendera. Por, ky falsifikim po hetohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burime për News24, bëjnë me dije se në vend të Qendros, do të emërohet Sonila Qato, ish ministre për mbrojtjen e sipërmarrjes.
Ditën e djeshme, u anulua gjithashtu edhe koncesioni i rrugës Thumanë- Kashar, i cili ishte fituar nga kompania Gener 2, e Bashkim Ulajt. Zëri i Amerikës dhe një investigim i BIRN, sugjerojnë se pas kompanisë DH Albania, fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar kompaninë e Bashkim Ulajt



