Familja Koço ka fituar gjyqin me kompaninë Jala Investment të familjes Gjiknuri për pronën në vijën e parë të plazhit të Jalës, ku sipas projektit do të ndërtohej një hotel.

Kujtojmë se me anë të procedurave të paligjshme me legalizime të bëra brenda 24 orëve, Kompania “Jala Investment SHPK”, i mori familjes Koço pronën në zonën turistike të Jalës. Familja Koço denoncoi në gjykatë dhe prokurori grabitjen e pronës nga kompania e familjes Gjiknuri.

Prona i përkiste familjes Koço që e kishin të trashëguar që prej vitit 1900. Sipas vendimit të dhënë nga gjykata, punimet nga firma Jala Investment, me aksioner kryesor Andi Gjiknuri, janë pezulluar dhe është vendosur një sekuestro ndaj dokumentacionit të kësaj prone.

Prokuroria ka nisur hetim të thelluar për këtë çështje me akuzën e falsifikimit të dokumenteve të pronës.

Verdikti final për çështjen e pronës së familjes Koço pritet të jepet me datë 12 prill në gjykatën e Apelit të Vlorës. Trupi gjykues për çështjen e pronës së familjes Koço, kryesohet nga kryetarja e gjykatës së Apelit, Iliba Bezati.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re