Drejtoria e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në qytetin e Korçës. Gazetarja Iris Rezhda raporton për BalkanWeb se dy pikat e bllokuara janë, njëra brenda në qytet ndërsa tjetra në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq.

Ky bllokim vjen pas skandalit të mashtrimit nga “Gulf” në zbatim të urdhër sekuestros të aseteve për “Sun Petroleum Albania”.

Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore u zbulua nga hetimet. Mashtrimi që kap vlerën e disa milionë euro është kryer brenda pak ditëve, nga datat 15 prill deri në 19 prill thonë burime të grupit hetimor.

Më të dëmtuarat janë tre kompani transporti shton një burim i Prokurorisë.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re