Koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se do të dorëzoj padi në prokurorinë e Posaçme, lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik pranë QSUT.

I ftuar në emisionin Open në News24, Lapaj u shpreh se ka 6 muaj që mbledh të dhëna lidhur me këtë ngjarje, ku u zbulua nga hetimet e prokurorisë se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.

“Kam 6 muaj që mbledh të dhëna, kam 40 dokumente, do shkojnë në SPAK”, tha ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ka mbledhur të dhënë që tregojnë se si disa medikamente për të sëmurët më tumor, nuk janë administruar nga Onkologjiku, edhe pse janë tenderuar dhe paguar nga shteti.

Ai u shpreh më tej se duhet të mbajnë përgjegjësi për mungesën e pajisjeve dhe medikamenteve që nga Kryeministri, ministri i Shëndetësisë dhe deri te drejtuesit e QSUNT.

“Ose të thonë s’kemi lekë dhe të dalim ne të mbledhim nga 5 euro për të mbledhur fondin, ose të thonë pse nuk ka pajisjet që shpëtojnë jetë njerëzore”, tha Lapaj.

LEXONI EDHE: ‘S’ka çaj mali, po të japim ujë balte”- Skandali te spitali Onkologjik, Lapaj: Maskarallëk kolektiv! Pacientët janë lënë në mëshirë të donacioneve!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re