Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje 15 persona, që besohet se kanë dijeni mbi skandalin e publikimit të pagave.
Pjesa më e madhe e tyre janë ekspertë kompjuterike, të cilët janë të punësuar në agjencinë e informacionit, në drejtorinë e tatimeve dhe në institutin e sigurimeve shoqërore.
Po ashtu kanë dhënë dëshmi edhe zyrtarë të tjerë që kanë patur akses në serverat me të dhënat sensitive të mijëra qytetarëve.
Grupi i hetuesve po asistohet nga eskpertë të fushës për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një sulm nga jashtë apo me vjedhje nga persona të brendshëm.
