Gjykata e Tiranës ka dhënë verdiktin për 4 zyrtarët nën hetim lidhur me skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve duke i dënuar të gjithë me shërbim prove.

 

Gjykata ka dënuar me 4 vite shërbim prove Andi Agaraj. Ai u hetuapër dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit kryer në bashkëpunim.

 

Ndërkohë 3 zyrtarët e tjerë, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi u dënuan me 32 muaj shërbim prove secili.

 

Ata u arrestuan janarin e vitit të kaluar pas skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve. Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët i blenë të dhënat për 20-30 mijë lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re