Skip to content

Skandali i radhës/ Mijëra karta sim nga Britania e madhe kapen në Rinas, gazetarja jep detaje: Ja përse duan të shiten në Shqipëri

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mijëra karta SIM, që dyshohet se origjinën e kishin nga Britania e Madhe janë kapur nga policia në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja Anila Hoxha thotë se policia shkencore ka në dorë çështjen për 3991 karta të huaja, që kanë hyrë në vendin tonë.

Sipas gazetares, pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje, ai e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij.

Policia shkencore ka konfirmuar se ka zbuluar se ai komunikon edhe me shtetas të huaj në Francë, edhe shqiptarë, që i ka vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat, raporton Tch.

Por përse shiten kartat e huaja në Shqipëri?

Gazetarja Hoxha shpjegon se një nga mënyrat se pse mund të shiten në tregun e zi, përveç mashtrimit kompjuterik, është të komunikojnë me numër telefoni të huaj që të mos përgjohen. Më herët, është përdorur për këtë arsye nga persona të botës së krimit.

Në Shqipëri, kjo është mënyrë e mirë për të mos u gjurmuar, thotë gazetarja, duke shtuar se pritet që policia ta referojë çështjen për mashtrim kompjuterik në Prokurori. Çështja tani është në dorë të policisë shkencore në Tiranë.

Kujtojmë që një ditë më parë u zbulua një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i përket numri telefonit.

Kjo nuk është lista e vetme me numra telefoni që qarkullon në rrjet. Skandali nisi me publikimin e listës së patronazhistëve pjesë e të cilës ishin edhe numrat e celularit të këtyre personave të përfshirë në listë, për të vijuar me bërjen publike të databazës së pagave së bashku me numrat e telefonit dhe targave të automjeteve që shkaktoi një konflikt social.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë