Romeo Nazarko, projektues rruge, ka qenë i ftuasr ditën e sotme në studion e Fax News ku ka folur për skandalin me ndërtimin e aksit rrugor Qukës- Qafë Plloçë.

Ky projekt duhet të përfundonte në vitin 2019, por për përfundimin e kësaj rruge është kërkuar buxhet shtesë dhe dyfishim i afatit të përfundimit.

Në lidhje me arsyet e zgjatjes së afatit të punimeve, Nazarko u shpreh se mungesa e studimeve gjeologjike çon në të tilla situata.

“Në lidhje me këtë akses por dhe shumë akse në territorin shqiptar është i njëjti standanrd, e njëjta praktikë dhe e njëjta procedure. ARRSH në bashkëpunim me institucionet nuk bën një dosje të kompletuar të projektit të rrugës dhe sjell pasojat që jemi sot. Çso Projekt i bërë në terren të rrëshqitshëm është i pa zbatueshëm në terren. Kjo po ndodh në Qukës-Qafë Plloçë. I janë referuar fotografimit ajror 2008. Nuk kanë bërë studim gjeologjik nëse toka është e rreshqitshme apo jo. Koha ka treguar se pa një studim gjeologjik, ka pasur probleme. Kemi arritur në një moment që nuk ka më nevojë për projekt, por të dalë ku të dale,” tha ai.

Nazarko kërkon nga Prokuroria hetimin e Ministrave të Infrastrukturës, sepses a herë që vjen një ministër kërkon fonde shtesë prej 60-70 milionë euro dhe duhet parë ku përfundojnë.

“Çdo ministër që vjen në Infrastrukturë kërkon 60-70 milionë euro shtesë. Kjo ngelet që prokuroria të fillojë të hetojë për të gjithë ministrant çfarë ka ndodhur me keto para. Janë investuar apo jo. Përgjegjësitë fillojnë që nga Ministria e Infrastrukturës, ARRSH. Përgjegjësia më e madhe është te Ministria ku është drejtoria e licensimit. Kompanitë e ndërtimit, që janë sa gishtat e dorës, marrin tenderat dhe i japin me nënkontratim. Të gjithë këta që marrin tenderin pjesën e vet e zbresin që ditën e parë. Të gjitha këto i kontroll drejtoria e licensimit”, tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re