Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në grupin e “Rithemelimit” në PD, Jola Hysaj, është shprehur se ajo që e shqetëson më shumë nga skandali i Safet Gjicit, është mos-kërkimi i faljes nga ana e tij për anëtarët e familjes.

Komentet Hysaj i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se edhe presidenti amerikan, Bill Klinton, i kërkoi falje familjarëve të tij për skandalin ku u përfshi.

Nga ana tjetër, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, është shprehur se shoqëria po shkon drejt degradimit dhe shtoi se në vendin e punës nuk duhet të ndodhin këto “afera” seksuale.

Pjesë nga biseda:

Kikia: Në rastin konkret përbën interes publik, pasi personi në fjalë është person publik dhe ai që kryen këtë vepër në zyrë. Kjo përbën vepër penale.

Nëse konfirmohet se ajo zonja nuk ishte duke bërë diçka për qejfin e saj, por ishte në shkëmbim të një shërbimi, që në shtëpitë publike realizohen me pagesë, ndërsa në shtëpinë e shtetit, përmes favoreve…

Hysaj: Në atë status më ka prekur më shumë mungesa e faljes së tij në ndjesën publike ndaj 4 fëmijëve të tij dhe nipërve e mbesave. Klinton fillimisht i kërkoi falje familjes publikisht.

Malaj: Nuk po bëj moralizim, për frymën dhe origjinën nga vimë ne. Për kohët e sotme, shoqëria nuk është bërë më e hapur, por e shqyer. Nëse ti më merr mua dhe më zgjedh, më zgjedh edhe si model. Ky njeri është një personazh që ne besonim te suksesi i tij. Te vendi që ti punon mos shiko këmbët e asnjë burri dhe asnjë gruaje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re