Pastori Akil Pano foli për videoskandalin e ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici.

akil-pano-1-716x450

Pano u shpreh në emisionin Open se kjo nuk është histori rozë, por e zezë dhe mbi të gjitha ka të bërë me moralin, më shumë se korrupsionin,

Ai shtoi se me kërkim-faljen, Gjici tentoi të ‘shpëtonte’ familjen, por nuk e bëri dot.

Kjo tezë e Pastorit është kundërshtuar nga gazetarja Klodiana Lala, e cila u shpreh se i gjithë skandali është histori korrupsioni dhe jo morali.

“Vetëm rozë nuk ka asgjë këtu. Është një histori e errët, më e zezë se vetë e zeza. Në fillim është përpjekja për t’ia hedhur paq, me kompleksitetin e fajit. Ka përherë faj, ka diçka të gabuar që ai ka marrë pjesë. Në fund ai nuk e evidenton familjen, kjo është për shkak se donte ta shpëtonte. Këto janë momentet kur një qenie ka humbur racionalitetin, për shkak të një tundimi të momentit, e i jep shkelmin gjithë të mirat që ka. Në këtë rast s’kemi të bëjmë me një njeri dosido, por me një njeri të veshur me politikë dhe pushtet.

Sa herë që unë merrja pjesë në emisionet televizive për familjen, tradhtinë, moralin, më kanë thënë “mos na bëni moral”. Kjo histori nuk është e vetme, por ka lënë në një njollë institucionet. Të gjitha institucionit shihen me syrin se çfarë fshihet në zyrat e pushtetarëve”, tha Pano.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re