Skip to content

Skandali ku ministri i Shëndetësisë puth ndihmësen e tij/ Reagon Johnson: Kam pranuar kërkesën e faljes nga ana e tij, çështja është e mbyllur

Zyra e kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson ka komentuar fotot e dala të Ministrit të Shëndetësisë Matt Hancock së bashku me ndihmësen e tij duke u puthur. The Guardian shkruan se zyra e Johnson ka thënë se kryeministri ka pranuar faljen e Ministrit duke shtuar se çështja është e mbyllur.

“Ju keni parë deklaratën e sekretarit të shëndetësisë, kështu që unë skam ca të them. Në të vërtetë nuk kam asgjë për të shtuar më tej. Sekretari i shëndetësisë përcaktoi se ai e pranoi që ai kishte shkelur udhëzimet për distancimin shoqëror dhe ai ka kërkuar falje për këtë. Kryeministri ka pranuar faljen e sekretarit të shëndetësisë dhe e konsideron çështjen të mbyllur”, thuhet në reagimin e zyrës së Johnson.

I pyetur nëse Boris Johnson kishte besim të plotë te Hancock, zëdhënësi u përgjigj: Po.

Plas skandali në Britaninë e Madhe, ministri i shëndetësisë kapet ‘mat’ nga kamerat duke u puthur me këshilltaren në mes të pandemisë

/faxweb