Edhe pse Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe këshilltarët e tij të pavarur, kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që të dërgojë këshilltarët e tij në mbështetje të fushatës së Sali Berishës kundër Lulzim Bashës.

Ylli Asllani, Këshilltari për Pushtetin Lokal i Presidentit Meta ka marrë pjesë hapur në një takim që Sali Berisha ka zhvilluar në Gjirokastër në kuadër të turit të tij për të anuluar vendimin e Bashës që e përjashton nga grupi parlamentar.

Video-përgjimi i Dritan Priftit ku Meta shihej me bllok në dorë duke kërkuar ryshfet prej 700 mijë eurosh ishte një provë e fortë që mund ta dërgonte në qeli Ilir Metën, ish numrin dy të qeverisë së Berishës në atë kohë.

Por Meta falë mbështetjes së Berishës, i cili një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë ishte në shtëpinë e tij për darkë, dhe blerjes së drejtësisë prej tij, ia doli që të shpallej i pafajshëm.

Me sa duket, Meta po i kthen borxhin e vjetër mikut të tij që nuk e çoi në qeli./ Gazeta Tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re