Banorët e fshatit Halilaj të Fushë-Krujës janë shprehur të shqetësuar lidhur me problemin e mbetjeve urbane të cilat transportohen pranë banesave të tyre që prej vitit 2002.
Fshati Halilaj ka shërbyer si vendgrumbullim për mbetjet urbane, ndërsa banorët shpesh herë janë ankuar për aromën e keqe dhe për ndotjen që po i bëhet mjedisit ku ata jetojnë.
Banorët e fshatit janë ankuar edhe herë të tjera duke u prononcuar për Fax News edhe për një letër që i kishin dërguar Kryetarit të bashkisë Artur Bushit ku i kërkonin të gjente një zgjidhje për problemin e mbetjeve.
Ndërkohë siç duket edhe kjo letër e dërguar ndaj kryetarit të bashkisë nuk ka arritur të ndikojë mjaftueshëm në mënyrë që të ndërmerren veprime për zgjidhjen e problemit të banorëve, pasi edhe ditën e sotme, pra rreth 1 muaj më pas, akoma nuk ka pasur akte konkrete.
VIDEO/ Skandal me mbetjet e Krujës, hidhen dhe digjen pranë fshatit Halilaj, banorët: Nuk hapim dot dritaret nga tymi, nxihen rrobat në tel (Letra që i kanë dërguar Artur Bushit)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb