Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shprehur se lidhja e tij e shumëfolur me Monica Lewinsky ishte një mënyrë e tija për të menaxhuar ankthin.

Në një dokumentar të transmetuar në DailyMail TV, Clinton thotë se ai u “ngatërrua” me Monica-n gjatë kohës që shërbente si president i vendit pasi kjo gjë e ndihmonte me problemet e veta.

Ndër të tjera, ish-persidenti tregon se kur u takua me Lewinsky-n presioni i madh që kishte në punë e bënte të ndihej sikur ishte nëj boksier që kishte kaluar 30 raunde. Kështu, sipas tij, Monica ishte diçka që e ndihmonte që të hiqte mendjen për pak.

Dokumentari do të transmetohet të premten, ndërsa Clinton i kërkon falje 46-vjeçares duke theksuar se u ndje keq që jeta e saj u përcaktua nga afera e tyre.

Pas skandalit, Bill Clinton u detyrua të përgjigjej para Senatit, por e kaloi gjyqin dhe mbeti në detyrë gjatë mandatit të tij të dytë.

Në dokumentarin e DailyMailTV flet edhe bashkëshortja Hillary Clinton. Ish Zonja e Pare dhe Sekretarja e Shtetit rrëfen gjatë intervistës se pas skandalit çifti kaluan një periudhë të dhimbshme në rregullimin e martesës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re