Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit ka reaguar lidhur me publikimin e pagave dhe të dhënave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh se publikimi i të dhënave është bërë për të destabilizuar marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës

Balla shtoi më tej se me fillimin e seancës së radhës plenare do të ndryshojnë legjislacionin, në mënyrë që të jetë i përafërt me atë të BE.

“Prej disa muajsh është punuar nga disa ekspertë të fushës për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personave. Mendoj që është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që i shpërdoron dhe i vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës sepse këto të dhëna i kanë shërbyer në mënyrën më të keqe një lloj konflikti mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Unë mendoj që përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim, sapo Kuvendi i Shqipërisë të fillojë punën, do të duhet që pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i Komisionit Europian me të cilin për çështjen e të dhënave personale që është një nga pjesët përbërëse për ato kapitujt për marrëveshjet për anëtarësim që Shqipëria do të negociojë me BE.

Ishte një përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës dhe do të doja të shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave i ka shkaktuar të dhëna. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende”, deklaroi Balla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re