Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me publikimin e listës së pagave.

 

Në një dalje për mediat nga qyteti i Fierit, Balla u shpreh se ky skandal është bërë për të destabilizuar marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

 

“Është punuar për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Mendoj se është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që shpërdoron apo vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Këto të dhëna kanë futur në konflikt punëdhënësin dhe punëmarrësin. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE, është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i KE për çështjen e të dhënave personale, sepse është pjesë e kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim që Shqipëria që do të negociojë me BE. Biem dakord të gjithë, ishte një përpjekje për të destabilizuar. Ashtu siç bëri kryeministri edhe unë doja t’i shprehja ndjesën atyre që ka prekur kjo problematikë. Por këto kanë ndodhur në SHBA, me të dhëna shumë më konfidenciale, kujtoj këtu Uikiliksi e famshëm”, deklaroi Taulant Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re