Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.
Në një konferencë nga Kryeministria, Rama i bëri thirrje Prokurorisë të kryejë një hetim të imtësishëm mbi këtë ngjarje, ndërsa shtoi se mund të ketë edhe të tjera përpjekje, duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve.
Nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para.
Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e Tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera”, tha kryeministri Rama.
