Në mesin e skandaleve të njëpasnjëshme me rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve, përfshirë numrat e ID-ve, pagat, numrat e telefonit, apo kompanitë ku punojnë, qeveria është duke bërë gati një projektligj për të ‘privatizuar’ e-albanian.

Lajmi u bë i ditur dje nga përfaqësues të ndryshëm të mazhorancës, ndërsa sot mësohet se është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ajo që ka përgatitur projektligjin ku parashikohet që shërbimet për qytetarët dhe administratën publike të përfitohen online dhe po aty të kryhen dhe pagesat.

Projektligji propozon krijimin e një kompanie të quajtur “dg tech”, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të së Informacionit. Kjo shoqëri aksionere do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes.

Në draft përcaktohet se deri në 49 për qind e aksioneve do të kalojnë te privati dhe pjesa tjetër do t’i mbetet shtetit. Një tjetër pikë e projektligjit është dhe vendosja e pagesave për një sërë shërbimesh po ashtu dhe kompanitë që kërkojnë të ripërdorin të dhënat do të duhet të paguajnë faturën përkatëse që sipas projektligjit do të jetë e arsyeshme.

Projektligji parashikon sanksione administrative të njëjta me ato të parashikuara në Rregullohen e Përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të zbatuara në pjesën më të madhe të shteteve të BE-së të cilat variojnë nga 1.000.000.000 lekë deri në 2 000 000 000 lekë, ose në rastin e një ndërmarrjeje, deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës, cilado që është më e lartë.

Ky Projektligj përmban disa risi të rëndësishme pasi forcon pozitën e qytetarit nëpërmjet të drejtave të reja të parashikuara në favor të tij siç është transferueshmërisë së të dhënave.

Në lidhje me këtë projektligj kanë nisur konsutimet dhe nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re