Skip to content

Skandali me SHISH/ Balliu reagon pas deklaratave të Ramës: E njëjta skemë si me Ballukun, nuk ka hetim serioz pa pezullimin e kryeministrit nga detyra

Klevis Balliu1

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një videomesazhi pas deklaratave të kryeministrit Rama në konferencën për shtyp, duke e akuzuar se po paralajmëron pengimin e drejtësisë.

Balliu shprehet se Rama ka deklaruar se shteti do të mbrojë SHISH-in, duke e krahasuar këtë qëndrim me mënyrën se si kryeministri ka vepruar në rastin e Belinda Ballukut.

“Rama deklaroi në konferencë se do të pengojë drejtësinë, se shteti do të mbrojë SHISH-in.

Pra Rama do të mbrojë Vlora Hysenin. Ky ishte mesazhi që pati Rama merak të dilte nga konferenca e tij. Kryeministri do të bëjë gjithçka për të penguar hetimet e drejtësisë në lidhje E VLORA Hysenin dhe kartelin e AKSHI të Ergys Agasit, siç bëri me rastin e  Belinda Ballukut kur pengoi drejtësinë  në Kuvend të kryente detyrën.

Nuk ka hetim serioz pa pezullimin e Edi Ramës nga detyra”, u shpreh Balliu.