Eksperti ligjor i OSHEE-së Romeo Kara çon në SPAK dosjen CEZ dhe gjyqtarin që e mbylli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kara shprehet:

“Une besoj plotesisht tek ajo qe bej dhe tek fitorja e se mires perballe se keqes, e drejtesise perballe padrejtesise dhe tek nje e ardhme dinjitoze në atdheun tone te mohuar dhe kthimin e shpreses dhe progresit.

Midis nesh dhe të ardhmes sone dinjitoze qendron klani i zi i hajduteve të politikes, krimit, oligarkise dhe medias servile të cilet si nje grup i strukturuar kriminal, po zhvatin c’te mundin dhe po mbajne peng Shqiperine dhe të ardhmen e saj.

Pjese e ketij klani dhe grupi të strukturuar kriminal eshte edhe gjyqtari Lazer Sallaku i cili me vendimin e tij të pushimit të ceshtjes 7340/2017, qe lidhet me privatizimin e OSSH-se, cenoi sigurine juridike duke shperdoruar hapur detyren e tij, duke pranuar si të ligjshem nje cilesim të gabuar të veprave penale dhe mungesen te plote të hetimit.

Ky gjyqtar, në menyre flagrante, nuk konstatoi shkeljet e shumta ligjore të parashtruara nga une në kallezimin perkates penal.

Duke e kallezuar kete gjyqtar për shperdorimin e detyres, ne sot i japim mundesine SPAK-ut, qe të shprehe integritetin e tij dhe te justifikoje besimin qe i eshte dhene.

Ky kallezim eshte vetem hapi i radhes por jo i fundit.

Beteja vazhdon.
Never give up!”, nënvizonb Kara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re