Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur dritë mbi një tender të dyshimtë që është bërë nga ARRSH, për zgjerimin e rrugës që lidh Aerportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë.

Gazetari thotë se nga gara janë skualifikuar jo pak po 10 kompani që kishin ofertë më të ulët, për ti hapur rrugë fitores së këtij tenderi nga kompania Fusha, e njohur për aferat me bashkinë e Tiranës.

”Te dhjete ofertat jane skualifikuar thuajse me te njejtin sebep. Kompanite nuk kane patur te kontraktuar ose te punesuar nje ekspert per dhenien e ndihmes se pare. Domethene duhej nje infermier me kutine e ndihmes se shpejte ne kantier”, shkruan mes të tjerave gazetari në postimin e tij.

Tomorri shkruan se në tenderat që bëhen nga BE, kompanive iu thuhet një klauzolë e tillë, që në vetvete nuk dëmton projektin  infrastrukturor, por ARRSH ka kërkuar me ngulm që të gjejë pretekst për skualifikimin e 10 kompanive.

Postimi i plotë i Tomorrit:

Nje tjeter tender i shkelqyer ne infrastrukture

Ka bere nje tender ARRSH per zgjerimin e rruges qe lidh Aeroportin e Vlores me Autostraden Fier-Vlore. Fondi limit 2.2 milione euro. Ajo qe ka ndodhur aty eshte nje monument i pisllekut buxhetor.

Kane skualifikuar 10 ofertat me te uleta dhe ia kane dhene tenderin kompanise se 11-te. Kush ishte kompania e 11-te? Fusha. Diferenca nga oferta me ulet tek oferta fituese eshte plot 600 mije euro.

Statistikisht, probabliteti qe 10 oferta rresht te mos jene ne rregull me kriteret e tenderit eshte zero. Thjesht eshte e pamundur te ndodhe. Por si e kane justifikuar? Kollaj fare.

Te dhjete ofertat jane skualifikuar thuajse me te njejtin sebep. Kompanite nuk kane patur te kontraktuar ose te punesuar nje ekspert per dhenien e ndihmes se pare. Domethene duhej nje infermier me kutine e ndihmes se shpejte ne kantier.

Kriteret e tenderave te ketyre jane veper arti. A thua se nuk i kerkohet dot kompanise, qe ka paraqitur oferten me te mire te pajtoje nje ekspert te ndihmes se shpejte pasi eshte zhvilluar tenderi. Institucionet e huaja, USAID-i, BE etj etj keshtu veprojne kur bejne tendera. Kurse keta tanet jo. Sepse keta nuk kane qellim te mbrojne taksapaguesin dhe ta cojne garen tek oferta me e mire per buxhetin. Qellimi i ketyre eshte qe te perdorin kriteret per ta cuar tenderin aty ku duan.

Si perfundim, kete infermierin e Fushes, qe do te vije rrotull kantierit te rruges me kutine e ndihmes se shpejte ne dore do ta paguajme 600 mije euro ne per vetem 14 muaj. Njesoj si CEO-n e Goldman Sachsit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re